KKSH: Shumica "mbetet" pakicë, i nevojitet pjesëmarrja e opozitës
Lokale

KKSH: Shumica "mbetet" pakicë, i nevojitet pjesëmarrja e opozitës

19.Feb.2015 19:09
0

Në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) të mbajtur në Bujanoc, ndër të tjera është bërë verifikimi i mandatit të anëtarit të ri Edmond Isufi në vend të Elvere Salihut.

Meqenëse pozita që drejton KKSH-në nuk pati sot shumicën e nevojshme, “Koalicioni për drejtat e shqiptarëve” në opozitë doli të jetë shpëtimtare i KKSH-së, duke zhbllokuar këtë organ me votën që dhanë pro emërimit të anëtarit të ri Edmond Isufi nga radhët e Partisë Demokratike, duke qenë konstruktiv në debatin e sotëm.

Udhëheqësia e KKSH-së në situatën e sotme u gjend si pasojë e mungesës së Arbër Pajazitit dhe Elvere Salihu nga radhët e Partisë Demokratike, e cila kishte dorëzuar mandatin për t’u emëruar Edmond Isufi.

Mungesa e dy anëtarëve krijoi ngërçin duke zvogëluar përkohësisht forcën e votës të koalicionit qeverisës nga 8 në 6 anëtarë, përskaj opozitës që ka 7 ulëse në KKSH.

Veç verifikimit të mandatit, këshilltarët kanë shqyrtuar dhe aprovuar planet strategjike për vitin 2015-të të komisionit për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm, për arsim të lartë dhe shkencë, për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, si dhe për rini dhe shoqëri civile.

Në këtë seancë të dytë të KKSH-së për vitin 2015 u shqyrtuan dhe aprovuan kërkesat ë Kuvendit Komunal të Preshevës për propozimin e anëtarëve të këshillit të shkollës për gjimnazin “Skënderbeu”, shkollën e mesme teknike “Presheva”, shkollën fillore “9 Maji” Leran, si dhe propozimin e një anëtari për këshillin e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Raincë, pas dorëheqjes së anëtarit Arsim Qazimi.

Për dallim nga kërkesat e Kuvendit Komunal për shkollat e lartpërmendura që morë dritën e gjelbër, kërkesa e gjimnazit “Skënderbeu” nga Presheva për rishqyrtim të mendimit për një paralele shtesë, nuk ka marrë pëlqimin e kuvendarëve.

Siç ka mësuar portali informativ Titulli.com nga anëtarët e KKSH, deri te mos dhënia e mendimit pozitiv për këtë vatër arsimore që të hap një paralele shtesë ka ndikuar politika, pasi drejtori i gjimnazit “Skënderbeu” vije nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, e cila në këtë mandat, së bashku me Unionin Demokratik Shqiptar mbeten në opozitë me 7 anëtarë të Këshillit, përskaj 8 që kanë subjektet tjera që drejtojnë me këtë organ. /Titulli.com/

Kontabiliteti Buxhetor, libri i fundit nga Shefket Jakupi dhe Llokman Hebibi
Sërish zbulohet duhan në stacionin e trenit në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration